Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përjashtohen 8 punonjës të burgut të Fierit/ Vendimi pas sherrit në ambientet e paraburgimit ku u plagosën dy persona

schedule16:30 - 9 Gusht, 2026

schedule 16:30 - 9 Gusht, 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një hetim disiplinor ndaj 8 punonjësve të Burgut të Fierit, pas përplasjes së ndodhur në ambientet e paraburgimit mes disa të dënuarve, pjesë e grupeve kriminale.

Sipas burimeve per ABC News, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka firmosur urdhrin për përjashtimin e 8 punonjësve.

Dy prej tyre akuzohen për mosdhënie informacioni, ndërsa 6 të tjerët për mospërmbushje të detyrave.



Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur shkakun e përplasjes mes Aldo Gjinit, pjesë e grupit të Rrajave, dhe Jurgen Zotos e Denis Bajrit, të lidhur me grupin e Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!