Përjashtimi i Edmond Spahos, Ervin Salianji caktohet drejtues politik i Korçës

schedule14:59 - 19 Janar, 2022

schedule 14:59 - 19 Janar, 2022

Pas përjashtimit të Edmond Spahos pas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji është caktuar drejtues politik në Korçë.

Lajmi është bërë me dije nga sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i cili thotë se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji.

Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, shkruan Bardhi. /abcnews.al