Përgjysmohen rastet e reja me koronavirus në Itali, 72 viktima brenda ditës

schedule19:07 - 6 Qershor, 2020

schedule 19:07 - 6 Qershor, 2020

Përgjysmohen rastet e reja nga Covid-19 në Itali, 270 në 24 orët e fundit, 72 viktima

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar vetëm 270 raste të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve ditën e sotme rezulton të jetë sa gjysma e atyre të konfirmuara të premten.

Kështu, numri total i të infektuarve në Itali rritet në 234,801. Nga ana tjetër, brenda ditës, në vendin fqinj kanë humbur jetën edhe 72 persona ndërsa totali i viktimave shkon në 33,846.

Prej disa ditësh tashmë, numri i viktimave vijon të mbetet nën 100.

Epiqendra e pandemisë është larguar tashmë nga Evropa dhe momentalisht situata kritike mbetet në Indi, Brazil, Rusi dhe vendet e Amerikës Latine në përgjithësi. /abcnews.al/