“Përgëzoj Turqinë për fitoren”, Dalic: Bëmë shumë gabime, nuk arritëm të gjenim lojën tonë.

schedule11:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 11:16 - 13 Tetor, 2023

Në rast se në kampin turk ka festë pas fitores ndaj Kroacisë, situata është totalisht e kundërt, te këta të fundit, të cilët mbrëmjen e së enjtes u mundën në “shtëpinë” e tyre, nga rivalët e drejtpërdrejtë të kualifikueseve të Euro 2024, duke lëshuar kështu vendin e parë në grupin D.

Tepër i zhgënjyer për këtë humbje, dukej të ishte dhe tekniku i kroatëve, Zlatko Dalic, i cili për mediat pas ndeshjes, fillimisht përgëzoi lojtarët turq për fitoren e më pas u ndal te “gabimet” e djemve të tij në fushën e blertë.

“Turqia e meritoi këtë fitore, i përgëzoj. Kemi bërë shumë gabime që në fillim, nuk arritëm të gjenim lojën tonë, merituam. humbëm. Sigurisht, ne kishim shumë lojtarë të lënduar, por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Ne duhet të japim gjithçka me gjithçka që kemi tani, dhe sot nuk e bëmë këtë. Nuk është faji i Livakovic, ekipi nuk luajti mirë.

Tani do të përballemi me Uellsin, sërish do të jetë një ndeshje vendimtare për ne dhe duhet ta kompensojmë. Nëse fitojmë do të jetë një hap i rëndësishëm. Mendoj se do të bëjmë disa ndryshime”,- u shpreh tekniku 56-vjeçar. /i.m /abcnews.al