Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK pushon çështjen ndaj Myzyrit/ Ish-kreu i prokurimeve publike ishte akuzuar për shkelje të barazisë në tendera

schedule11:04 - 11 Prill, 2026

schedule 11:04 - 11 Prill, 2026

Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ish kreun e Komisionit të Prokurorimit Publik Jonaid Myzyri, i cili u hetua për shkelje të barazisë në tendera, për këtë arsye i është drejtuar GJKKO me kërkesë për pushimin e çështjes në ngarkim të tij.

Myzyri u hetua për një periudhë dy vjeçare nga organi i akuzës nën dyshimet se institucioni i drejtuar prej tij ka kryer shkelje në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Bazuar në këto dyshime, struktura e posaçme në qershorin e vitit të kaluar mori të pandehur Myzyrin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Bashkë me të u hetuan edhe katër anëtare të KPP, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.



Tenderi në atë kohë u zhvillua nga ARRSH, procedurë në të cilën u konstatuan shkelje ligjore, të cilat u shpërfillën nga komisioni i prokurimit publik që drejtohej nga Myzyri.

Në këto dyshime shtriu hetimet prokuroria e Posaçme, e cila tha se KPP në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga komisioni me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

Tashmë, gjykata e Posaçme do të shqyrtojë argumentet e prokurorit të çështjes në lidhje me kërkesën për pushimin e këtij procedimi penal dhe më pas do të dalë me vendim për pranimin ose rrëzimin e kësaj kërkese.

Hetimi ndaj Myzyrit shkaktoi edhe pezullimin e tij nga detyra në qershorin e 2025, masë e cila u shfuqizua 4 muaj më vonë nga GJKKO.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!