Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Leksi i druve” mbetet në qeli/ U ekstradua nga Italia, Gjykata lë në fuqi masën arrest në burg

schedule10:35 - 11 Prill, 2026

schedule 10:35 - 11 Prill, 2026

Aleks Ndreka i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’ , personash i njohur i botës së krimit do të qëndrojë në qeli. Ishte ky vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion pas ekstradimit të tij nga Italia drejt vendit tonë për llogari të SPAK.

Ndreka dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet e SPAK treguan se 49 vjeçare merrte informacione për lëvizjet e Dorian Dulit, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit dhe më pas këto informacione dyshohet se i dërgonte tek grupi i Bajrave. Ai madje ka organizuar dhe kordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita me qëllim vrasjen e këtyre tre shtetasve.



Ndreka u shpall në kërkim ndërkombëtar në korrik të vitit 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza” , teksa emri i tij u ekspozua pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc, ku ky i fundit ishte pjesë e një grupi kriminal që vepronte kryesisht në Shkodër.

Operacioni Metamorfoza çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish shefin e operacionales Oltion Bistri, ish prokurorin Xhevahir Lita , Ardit Hasanbega ish punonjës policie.

SPAK lëshoi 15 masa sigurie, por vetëm 6 prej tyre u ekzekutuan në kohën kur u zhvillua operacioni, ndërsa të tjerët u shpallën në kërkim. Leksi i Druve pritet të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes, për të marrë qëndrimin e tij në lidhje me dyshimet që SPAK ka për kryerjen e veprës penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj tre personave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!