Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ U diskutuan çështjet e sigurisë, pas arrestimit të kreut të SHISH

schedule10:24 - 28 Shtator, 2026

schedule 10:24 - 28 Shtator, 2026

Ka përfunduar përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i cili u zhvillua për rreth dy orë këtë fillim jave në Pallatin e Brigadave.

Në mbledhje, e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe një pjesë e ministrave; ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ministri i Financave, Petrit Malaj, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Enea Karakçi, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës,  Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.



Presidenti Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e fundit të SHISH, pas vendosjes nën masën e “arrestit në shtëpi” të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni. Shërbimi Informativ Shtetëror aktualisht drejtohet nga Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ në institucion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!