Përfundon evakuimi i banorëve nga Kherson

schedule09:18 - 29 Tetor, 2022

schedule 09:18 - 29 Tetor, 2022

Forcat e mbështetura nga Rusia thanë se ka përfunduar evakuimi i civilëve nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, sipas The Guardian.

Forcat e Kievit tani po i afrohen qytetit pasi kanë shënuar fitore të mëdha në lindje dhe jug të Ukrainës, raporton Agence France-Presse. Qyteti kishte një popullsi prej rreth 288,000 njerëz para luftës dhe ishte një nga të parët që ra në duart e trupave të Moskës pas pushtimit të shkurtit.

Që nga mesi i tetorit, autoritetet pushtuese u kanë kërkuar banorëve të Khersonit të kalojnë lumin Dnipro, duke përparuar në territorin e kontrolluar nga Moska dhe më afër rajoneve të Rusisë jugore.

Një zyrtar i vendosur nga Rusia në Kherson, Vladimir Saldo, ka thënë se të paktën 70,000 njerëz braktisin shtëpitë e tyre në rajon brenda një jave.

Kievi e ka krahasuar operacionin me “deportimet” e kohës sovjetike.

/abcnews.al