Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ky qytet synon të ndalojë përdorimin e telefonit gjatë ecjes

schedule16:21 - 1 Qershor, 2020

schedule 16:21 - 1 Qershor, 2020

Zyrtarët në qytetin Yamato në Japoni të hënën dorëzuan një projektligj në asamblenë e qytetit për të ndaluar njerëzit të përdorin telefonat e tyre teksa ecin.

Sipas Sora News 24, disa studiues vëzhguan 6,000 njerëz që ecnin përgjatë dy stacioneve të trenave në Yamato dhe zbuluan se 12 përqind e tyre po shikonin në telefonat e tyre.

Kjo ka bërë që disa politikanë në qytet të propozojnë ndalimin e kësaj veprimtarie, me argumentin se janë rritur ndjeshëm incidentet në rrugë.



Qytetarëve iu kërkohet që “të përdorin smartphone-t e tyre teksa qëndrojnë në një vend ku nuk mund të jetë pengesë për të tjerët kur kalojnë.”

Nëse ligji miratohet, ai pritet të hyjë në fuqi më 1 Korrik, dhe Yamato do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ndalojë përdorimin e telefonit në ecje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!