Përcaktohet vendi organizator, ja ku do të luhet faza finale e “Ligës së Kombeve”

schedule12:04 - 29 Nëntor, 2022

schedule 12:04 - 29 Nëntor, 2022

Teksa jemi pothuajse në gjysmë të kompeticionit më të rëndësishëm, në rank kombëtaresh UEFA ka përcaktuar stadiumet ku do të zhvillohet gjysmë-finalja dhe finalja e “Ligës së Kombeve”.

Mes datave 14-18 qershor Spanja, Kroacia, Hollanda dhe Italia do të përballen me njëra-tjetrën, për të “shtënë” në dorë trofeun më të ri, në nivel kombëtaresh përsa i përket kontinentit Evropian.

Finalet e edicionit të tretë të këtij kompeticioni do të zhvillohen në Hollandë, ku Federata Hollandeze ka përcaktuar “Stadion Feijenoord” (51,117 spektatorë) të Roterdamit, ku do të luhet dhe finalja e kompeticionit.

Stadiumi i dytë, i cili do të presë gjysmë-finalen e kompeticionit, në të cilën vendi organizator nuk do të luajë, do të jetë stadiumi “De Grolsch Veste”, në Enschde, stadiumi i ekipit të Twentes me një kapacitet prej 30,205 spektatorë.

Katër skuadrat finaliste do të mësojnë “çiftet” e tyre në janar, ku do të njoftohen zyrtarisht dhe ekipet zyrtare. /i.m /abcnews.al