Përballja për Europën, Kukësi nxjerr në shitje biletat për “finalen” me Partizanin

schedule17:54 - 1 Maj, 2022

schedule 17:54 - 1 Maj, 2022

Kukësi pret në “Kukës Arena” Partizanin për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 32-të të kampionatit shqiptarë, takim i cili është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet.

Në takim që pritet të jetë i luftuar mes verilindorëve dhe demave, pasi të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në tabelën e klasifikimit, ndërsa të martën në orën 16:45 do të duelojnë së bashku për vendin e 3-të, pozicion që të dërgon në Europë.

Për këtë takim, klubi i verilindorëve ka nxjerrë në shitje edhe biletat në stadiumin e ri, me çmimet që variojnë nga 2000-200 lekë sipas tribunave përkatëse. Çmime ekonomike për tifozët, me drejtuesit që duan lojtarin e 12 në tribuna. Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Kukës Arena”, në pikën e shitjes te tribuna “Naim Hoxha”.

“Nga sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kukësi-Partizani e cila do të luhet ditën e martë në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 16:45. Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP – 2000 Lekë Tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramoz Palushi – 1000 Lekë Tribuna Shkëlzen Domi (përballë) – 300 LekëTribuna Naim Hoxha (pas porte) – 200 lekëTribuna Sadik Zeneli (mike) – 200 lekë

Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Kukës Arena”, në pikën e shitjes te tribuna Naim Hoxha”, ka postuar klubi.

/f.a/abcnews.al