Për të reduktuar varësinë nga Rusia, Gjermania marrëveshje energjetike me Katarin

schedule15:24 - 20 Mars, 2022

schedule 15:24 - 20 Mars, 2022

Gjermania ka njoftuar sot se ka arritur një partneritet afatgjatë energjetik me Katarin, pasi kërkon të bëhet më pak e varur nga burimet ruse të energjisë. Rusia është furnizuesi më i madh i gazit në Gjermani.

Vendi ka ndërmarrë disa nisma për të pakësuar varësinë e tij energjetike nga Rusia që nga sulmi i Vladimir Putin ndaj Ukrainës.

Kujtojmë se Gjermania e ndali projektin e saj të gazsjellësit “Nord Stream 2” pas pushtimit të Rusisë. Vendi ra po ashtu dakord që të dërgonte armë në Ukrainë pas presionit nga aleatët perëndimorë. /abcnews.al/