Për të katërtën javë radhazi, miliona britanikë duartrokasin mjekët që po luftojnë Covid-19

schedule22:56 - 16 Prill, 2020

schedule 22:56 - 16 Prill, 2020

Për të disatën natë radhazi, britanikët kanë duartrokitur punën e lodhshme të ekipeve mjekësore që ndodhen në vijën e parë në betejën me koronavirusin.

“Clap For Our Carers” (Duartrokit për mjekët tanë) është bërë tashmë një event javor rreth e qark Anglisë ndërs kombi bashkohet për t’u shprehur mirënjohjen atyre që po punojnë me orë të zgjatura për t’u dhënë ndihmë mjekësore të sëmurëve me Covid-19.

Gjatë muajit të kaluar, njerëzit në rrugët e boshatiusura të vendit kanë hapur dyert dhe dritaret e banesave dhe kanë brohoritur për mjekët, infermierët dhe të gjithë personat që punojnë nëpër spitale gjatë kësaj krize.

Kryeministri Boris Johnson, i cili është duke u shëruar nga virusi në banesën e tij, ishte në mesin e atyre që u bashkuan me fushatën sonte. Si të tjerët, edhe kreu i qeverisë angleze, duartrokiti për të falenderuar “punën e mrekullueshme të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë në spitalet e vendit.”

E fejuara shtatzënë e Johnson, Carrie Symonds mori gjithashtu pjesë në ngjarjen e sotme, duke thënë se ajo po duartrokiste jo vetëm për punonjësit e shëndetit, por edhe për kapitenin Tom Moore, veteranin 99-vjeçar të ushtrisë që ka rritur të mbledhë 15 milion paund për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.

Në një postim të sajin në Tëitter ajo shkruante: Duke duartrokitur më shumë se kurrë për personelet tona mjekësore.

Deri më tani, Britania e Madhe numëron 103,093 të infektuar dhe 13,729 viktima të shkaktuara nga virusi korona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!