Presidenti amerikan Joe Biden pritet që të njoftojë më vonë gjatë së enjtes lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së. Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit, një milion fuçi do të lëshohen në treg në ditë nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm. Administrata Biden shpreson qe më këtë masë të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pas daljes së lajmit se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara. /abcnews.al/