Për herë të parë që nga 13 Marsi, asnjë rast i ri në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule22:39 - 24 Maj, 2020

schedule 22:39 - 24 Maj, 2020

Ashtu sikurse Mali i Zi edhe Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë testuar 138 persona dhe asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

LEXO EDHE: Pas 68 ditësh pandemi, Mali i Zi asnjë rast të ri me koronavirus

Kjo është hera e parë që nuk është shënuar asnjë person i infektuar, prej kur janë paraqitur rastet e para më 13 mars.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,032 raste me COVID-19, 789 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 29 kanë humbur jetën./abcnews.al