Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Për herë të parë një grua në Ministrinë e Brendshme/ Gazetari Sokol Balla: Gjë e mirë, por dhe sfidë për Albana Koçiun

schedule13:57 - 11 Shtator, 2025

schedule 13:57 - 11 Shtator, 2025

Për herë të parë në historinë e Ministrisë së Brendshme, një grua merr drejtimin e këtij dikasteri të rëndësishëm në qeverinë shqiptare. Emërimi i Albana Koçiut në këtë post shënon një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit gjinor në nivelet më të larta të vendimmarrjes. G

Gazetari Sokol Balla, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, e cilësoi këtë zhvillim si një arritje pozitive, por njëkohësisht edhe një sfidë serioze për Koçiun. Në komentin e tij, Balla theksoi rëndësinë e kësaj lëvizjeje jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në syrin e ndërkombëtarëve, duke e vlerësuar si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për modernizimin e administratës publike.

“Unë mendoj se është një lajm i mirë që e merr një grua. Ministria e Brendshme në mos gaboj, përveç Bledi Çuçit, çdo ministër tjetër nuk ka dalë asnjëherë pas asnjë njollë nga ajo ministri. Është një nga njollat më të errëta të trashëguara dhe të mbetura nga e kaluara. Siç e kemi parë edhe nga hetimet e SPAK, policia dhe drejtues të saj dalin të lidhur me elemente kriminalë.



Asnjëherë nuk është arritur që kjo njollë të largohet nga policia. Ndoshta futja atje e një gruaje, është një gjë shumë e mirë, por është edhe një sfidë shumë e fortë për Albana Koçiun. Kjo do të ishte një lëvizje shumë e mirëpritur edhe nga ndërkombëtar. Është një eksperiment i ri.

Eksperimenti më interesant është “Diella”, është një nga shpikjet e Ramës. Është një eksperiment i fortë, për modernizimin e administratën publike. Besoj se do të jetë dikush nga mbrapa që do e komandojë. Do të jetë hapi i duhur pasi bota po ecën shumë shpejt drejt shpikjes së Inteligjencës Artificiale. Kjo vazhdon të mbetet në stadin e një eksperimenti”, tha gazetari Sokol Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!