Pentagoni: Autokolona për në Kiev “mbetet e bllokuar”, rusët po rigrupohen

schedule22:02 - 2 Mars, 2022

schedule 22:02 - 2 Mars, 2022

Forcat ruse kanë bërë shumë pak avancim në 24-36 orët e fundit. Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Në veçanti, një kolonë trupash e vendosur në një gjatësi prej 60 km që ishte drejtuar në jug drejt kryeqytetit Kiev është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe “mbetet e bllokuar”, tha të mërkurën zëdhënësi John Kirby.

“Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë,” u tha ai gazetarëve.

Kirby vuri në dukje se trupat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug të vendit sesa në veri.

Por ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmojë se qyteti jugor Kherson ka rënë, siç kanë pretenduar rusët. Me gjithë vrullin e tyre të ngadalësuar, paralajmëroi ai, Rusia mban në dispozicion fuqi shtesë që ende nuk është përdorur. /abcnews.al/