Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pensionet e shqiptarëve në Itali/ Rama pret Tajanin: Jemi gati të firmosim marrëveshjen

schedule18:37 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 18:37 - 22 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim këtë të premte Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Ai tha se Tajani ka dhënë lajmin e mirë së më në fund janë gati për firmosjen e marrëveshjes së shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve në Itali.

“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani . Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foto me ministrin./ n.m.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!