Pendohet xhaxhai vrasës në Shkodër

schedule12:13 - 24 Shtator, 2017

schedule 12:13 - 24 Shtator, 2017

Burri që masakroi nipin me thikë dhe e la të vdekur në vend është penduar para hetuesve të policisë së Shkodrës. Ai ka thënë se nuk donte të vriste, por ishte shumë i acaruar me të. Konflikti mes viktimës Mirsad Kuçi dhe xhaxhait të tij Bujar Kuçi kishte nisur katër vite me parë, për një oborr të përbashkët. Të shtunën pasdite dy burrat fillimisht u zunë me fjalë. Më pas 63 vjeçari nxorri thikën dhe e qëlloi në zemër nipin dhe më pas në këmbë. Ngjarja pranë Teatrit Migjeni tronditi banorët, të cilët treguan se në shtëpi ndodhej vetëm fëmija 7 vjeçar i viktimës. Mirsad Kuçi, 33 vjeç, ishte një djal i fuqishëm dhe punonte në siguritmin e transportit të parave të bankave.