Peleshi: “Jemi angazhuar për të hequr TVSH-në e imputeve bujqësore”

schedule16:41 - 26 Nëntor, 2017

schedule 16:41 - 26 Nëntor, 2017

Qeveria, sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, po angazhohet të heqë TVSH-në për imputet bujqësore për fermerët. Peleshi e bëri këtë deklaratë nga Korça, ku vizitoi një pikë tregtimi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vizitoi një nga pikat e tregtimit të imputeve bujqësore ku u njoh me problematika qe ka ky biznes, ndersa u shpreh për mbështetje.

“Jemi angazhuar për heqjen dalëngadalë të TVSH-së, së imputeve bujqësore për fermerët, pra për të ulur me pothuajse 20 % koston fillestare të prodhimit, por ndërkohë imputetet bujqësore janë të rëndësishme edhe nga pikëpamja cilësore. Pra, cilësia e imputeve është një nga shqetësimet e fermerëve, shqetësimet tona, për të garantuar sigurinë ushqimore, por edhe produktivitetin, rritjen e produktivitetit të bujqësisë.”

Ministri ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimt midis biznesit privat dhe mekanizmave shtetërore.

“Ne kemi një bashkëpunim kohët e fundit dhe me shoqatën AFADA, por edhe me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, jemi duke shqyrtuar gjithë kuadrin tonë ligjor, për të lehtësuar burokracinë. Burokracia është një nga çështjet që kjo Qeveri, po e adreson me shpejtësi në të gjithë sektorët. Edhe në këtë sektor, mesa dëgjuam sot, burokracia është një nga pengesat. Ne do të merremi edhe deri në përmirësime ligjore, ndaj jemi me komisionin, shumë afër, në mënyrë që këtij biznesi t’i krijohen kushte për të bashkëpunuar. Nga ana tjetër, kërkesa jonë, kontrolli i shtetit do të rritet për cilësinë e imputeve, për të zhdukur informalitetin në këtë fushë, për të mbrojtur fermerin shqiptar nga imputet.”

Ministri Peleshi ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, përsa i përket sigurisë ushqimore:

“Siguria ushqimimore, unë e kam kërkuar dhe vazhdoj ta kërkoj, të jetë një pakt bipartizan, për sigurinë ushqimore, nuk do të ndalet, derisa konsumatori shqiptar të jetë i sigurt për atë që konsumon”, mbylli fjalen e tij Peleshi./abcnews.al

 

https://youtu.be/uuaDWkNTfik