Pedri dhe Barcelona, kanalizimi i rinovimit

schedule15:18 - 19 Shtator, 2021

schedule 15:18 - 19 Shtator, 2021

Ndryshe nga Ansu Fati, i cili dëshiron të rinovojë me Barcelonën për po e shtrëngon litarin me prentendime të larta, Pedri do të nënshkruajë me katalanasit herët apo vonë.

Kanarina do t’i bëjë gjërat më të lehta dhe megjithëse  ai i kishte dhënë “ok” e rinovimit automatik të propozuar klub, nuk do të jetë kështu. Barcelona e kupton që statusi i futbollistit është ndryshe nga ai i propozuar në fillim, kështu që do të bëhet një përpjekje për të vulosur një marrëdhënie me mesfushorin deri në qershor 2027.

Për më tepër, dosja e futbollisti spanjoll do të ngarkohet, duke kuptuar se ky është çelësi që mesfushori të ndihet rehat dhe i lumtur duke shmanguar problemet në vitet e ardhshme.

Barcelona do të rrisë klauzolën e largimit të lojtarit në 700 milion euro. Ajo aktualisht është 400, kështu do të mbrohet plotësisht nga katalanasit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, futbollisti dhe klubi do të njoftojnë marrëveshjen para fundit të tetorit. /abcnews.al/