PD: Veliaj vjedh 14 milionë euro me projektin e shkollave

schedule15:25 - 9 Gusht, 2018

schedule 15:25 - 9 Gusht, 2018

14 milionë euro do të vidhen nga projekti i shkollave në kryeqytet. Deklaratën në emër të Partisë Demokratike e bëri këshilltari bashkiak Mateo Spaho sipas të cilit përfituesi është kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Partia Demokratike ka një tjetër denoncim për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Këshilltari bashkiak Mateo Spaho paralajmëron se Erion Veliaj, ka vendosur të fusë dorën edhe më shumë në xhepat e qytetarëve.

“Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj”.

Sipas demokratëve pas rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, rritjes së taksës së tabelës, dyfishimit të taksës së pronës, rritjes së taksës për hapësirat tregtare, 6 fishimit të taksës për zënien e hapësirave publike,  vendosjes së takses për infrastrukturën arsimore, bllokimin e rrugëve dhe vendosjen e parkingjeve me pagesë, qytetarët e Tiranës do të paguajnë taksën e dyfishtë për arsimin, sepse Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë 14 milionë euro nga projekti i shkollave .

“Si bëhet kjo vjedhje?

Shumica e familjeve në Tiranë ka marrë të pakten një herë kredi për shtëpi dhe gjithkush synon ta marrë me interesin më te ulët, mesatarja është tek 4%.

Por nuk ndodh kështu me Erion Veliajn”.

Nga selia blu deklarojnë se dinë edhe kush do ti fitojë këto 14 milionë euro.

“I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula! Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku hajdut Erion Veliaj. Konflikti i interesit është i hapur, njësoj si vjedhja e 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP!” /abcnews.al