PD publikon përgjimin: Vëllai i Fatmir Xhafajt është një nga bosët e trafikut të drogës

schedule11:54 - 14 Maj, 2018

schedule 11:54 - 14 Maj, 2018

Pas priti për 24 orë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, të shprehej nëse vëllai i tij Agron Xhafaj merret apo jo me trafik droge, PD i dha vetë përgjigje sot kësaj pyetjeje. Selia blu publikoi për mediat një audiopërgjim të një bisede telefonike, sipas PD, mes Agron Xhafajt dhe një personi tjetër, të cilit Xhafaj i mundëson tëmerret me trafik droge.

A vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës? 

Ministri Fatmir Xhafaj nuk i dha përgjigje pyetjes së Partisë Demokratike. 24 orë më pas, demokratët ia japin vetë.

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi kanë publikuar një përgjim audio, mes vëllait të ministrit të Brendshëm dhe një personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”.

Sipas Partisë Demokratike biseda zhvillohet në makinë. “Bashkëpunëtori X” i cili sipas demokratëve më herët ka bashkëpunuar me Agron Xhafajn u dënua në Itali. Gjatë kohës së burgimit vëllai i ministrit Xhafaj nuk u interesua më për të. Pasi vuajti dënimin “Bashkëpuntori X” kthehet në Shqipëri dhe i kërkon Agron Xhafajt t’i sigurojë ngarjesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie sepse ka mbetur pa para.

Sipas audio përgjimit, Agron Xhafaj i kërkon që kjo të jetë hera e fundit pasi ndjehet i rrezikuar nga sulmet.

Po sipas demokratëve, “Bashkëpunëtori X” ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj. Bleu kanabisin dhe vazhdoi i qetë pa ndjekjen e policisë. Kjo për Partinë Demokratike jo vetëm i jep përgjigje pyetjes: A vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës? – por vërteton edhe strehën mbrojtëse që i ka krijuar ministri i Brendshëm të vëllait.

Ervin Salianji: Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti. Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës. Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës. Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar”./abcnews.al