Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD për “Inceneratorët”, Kryemadhi: Padia nga LSI, asnjë kompromis s’e “varros” të vërtetën

schedule12:15 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:15 - 17 Shkurt, 2022

Në një kohë që deputetët e opozitës gjatë sencës plenare në Kuvend janë ndalur te afera e inceneratorëve, me akuza dhe denoncime, kryetarja e LSI ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Referuar deklaratës së Bashës, i cili tha se babai i një deputeti paguhet nga inceneratorët, Kryemadhi tha se një fakt i tillë është ekspozuar prej saj para një viti. Kryetarja e LSI thekson se nuk ka asnjë kompromis dhe se topi sipas saj është në anën e SPAK.

Postimi i Kryemadhit:

Sot një deputet i Kuvendit paska përmendur se babai i deputetit të PS Alqi Bllako, është punësuar me pagë 10 milionë lekë në muaj tek inceneratori i Tiranës. Fakt ky, që unë e kam ekspozuar para 1 viti, në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në datë 3 Mars 2021 (https://youtu.be/yëbDsYXBGD4), si dhe e kam denoncuar me prova në SPAK.



Deputeti në fjalë dhe deputetja tjetër, që drejton komisionin hetimor, le të merren me përgjegjësinë penale të Erion Veliaj, nëse e kanë kaq seriozisht zbardhjen e aferës. Kryetarit të bashkisë që ka shpërdoruar detyrën duke lidhur taksat e qytetarëve të kryeqytetit për 30 vjet me koncesionin e inceneratorit të Qarkut Tiranë, pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak, ndryshe nga çfarë parashikon ligji i vetqeverisjes vendore.

Ose, nëse kanë lidhur një 17 Maj të dytë, që përmes komisionit hetimor të gënjejnë publikun dhe t’i bëjnë presion SPAK, le ta deklarojnë publikisht. Koka nuk ishte koka e inceneratorëve. Bllako e ka padinë me emër nga LSI për rolin e tij dhe pagën e babait. Ashtu edhe Rama, Veliaj, Subashi, e ministrat rilindas të përfshirë. Asnjë kompromis të nëndeshëm nuk do mund të amnistojë përgjegjësit dhe të varrosë të vërtetën! Ajo do jetë edhe më publike, edhe më e qartë! Topi në fushën e SPAK…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!