Një Shqipëri më BE drejt perëndimit, një Shqipëri më protestë drejt lindjes. Gjysma lindore, Në Strasburg, e prishi konsensusin per deklaratën e përbashkët të komitetit parlamentar të stabilizim asocimit.
Në mbledhjen e 21-të, si deklaratë e përbashkët u propozua rezoluta përfundimtare e Parlamentit Europian dhe ajo e Parlamentit të Shqipërisë. PS nuk pati asnjë kontestim dhe asnjë propozim, e vetmja që u përpoq të ndërhynte ishte PD.
Gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se me këto votim, deputetët e PD kanë shkruar historinë e turpit.
Sipas tij, PD po bën politikë antishqiptare.
“Histori turpi, po shkruajnë historinë e turpit. T’i bësh keq vendit tënd, të bësh politikë antishqiptare, je bukëpërmbysur. Ta harrojnë se me këtë votë kundër Shqipërisë, do i bëjnë dëm Shqipërisë. Këta politikanë antishqiptarë, vazhdojnë sot në 2026, nuk kanë turp dhe cipë, por bëjnë gjëra të tilla antishqiptare. E kanë katandisur atë parti në një shoqatë, e kanë katandisur deri në pikën më të ulët tësaj. Po e katandisin, një parti me emër të madhe, ka qeverisur dy herë Shqipërinë. Këta vazhdojnë të prodhojnë trup dhe do e katandisin partinë më keq se çfarë e kanë katandisur”, theksoi ai./abcnews.al



