PD i përgjigjet kërkesës së prokurorisë, jep dokumentat për Agim Kajmakun

schedule17:37 - 27 Gusht, 2019

schedule 17:37 - 27 Gusht, 2019

Partia Demokratike bën të ditur përmes një njoftimi për mediat se i ka dërguar Prokurorisë, të dhëna konkrete mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut, kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike.

PD bën të ditur se i ka dërguar organit të akuzës dokumentat e bëra publikë sipas vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatës greke, si dhe dokumentin e nxjerrë nga TIMS që tregon se Agim Kajmaku është i njëjti me personin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003.

Në letrën drejtuar Prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shpreh shqetësimin e thellë të PD për procedurën, sipas saj antiligjore, që po ndjek prokuroria për marrjen e shenjave të gishtërinjve.

PD i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me shpejtësi për zbardhjen e të vërtetës, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit Agim Kajmaku për krimin e kryer në Greqi dhe për krimin e falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit./ABC News Albania 24/7