PD “dorëzon” Kukësin pa protestë, LSI Skraparin e Prrenjasin

schedule15:33 - 2 Gusht, 2019

schedule 15:33 - 2 Gusht, 2019

Ka vijuar rotacioni në bashkitë opozitare. Në Kukës fituesi socialist ka marrë paqësisht detyrën, ndërsa LSI nuk ka mundur të bllokojë në Përrenjas marrjen e detyrës nga fituesi i PS. Ndërkohë Dako e Sejdini ju kanë dorëzuar detyrën pasardhësve të tyre brenda familjes socialiste.

Kukësi nuk është as Devolli e as Kavaja. Demokratët e kësaj bashkie nuk rezistuan këtë të premte, teksa Safet Gjici hyri në zyrën ku deri më tani qeveriste Bashkim Shehu.

Pas betimit në Prefekturë, socialisti hyri në zyrë. Për suport politik, PS, kishte dërguar në Kukës, Sekretarin për Rininë, Gent Cakaj. PD reagoi, duke thënë se përplasja ishte shmangur me vendim politik.

LSI ka dorëzuar dy bashki të sajat, pa probleme. Në Prrenjas, detyrën e ka marrë Nuri Belba në vend të Miranda Rirës. Ish-kryebashkiakja e LSI-së ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

Në  Skrapar nuk ka pasur asnjë rezistencë. Është betuar në sallën e këshillit bashkiak Adriatik Mema duke i marrë zyrën Nesim Spahiut të LSI. Mes të vetëve, socialistët kanë bërë transferimin e pushtetit.

Në Elbasan, Qazim Sejdini i ka dorëzuar detyrën Gledian Llatjes, ndërsa në Durrës, Valbona Sako ka marrë detyrën nga Vangjush Dako./ABC News Albania 24/7