Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pastrim parash, policia italiane sekuestron 6 milion euro

schedule18:45 - 19 Shkurt, 2021

schedule 18:45 - 19 Shkurt, 2021

Policia italiane ka sekuestruar 6 milionë euro pasuri të 4 personave nga Evropa Lindore.

Nga operacioni “Scacco al Re”, kundër pastrimit të parave nga krimet i zhvilluar nga Guardia di Finanza italiane, u bë me dije se një pjesë e parave ishin të fshehura në kuti kartoni në kavanoz si edhe në veshje.

Të 4 këtyre personave, pronarë të disa kompanive në Torino u janë sekuestruar 8 lokale, 1 sallë lojërash fati, 3 autovetura të reja të tipit Audi R8, Porsche Macan e Range Rover si edhe vlerë monetare.



Ndërsa  hetimet janë kryer nga Drejtoria Ekonomike-Financiare e Torinos e cila pas sinjaleve të marra për  jetën luksoze të shqiptarëve u zhvilluan edhe hetime të mëtejshme të cilat zbuluan se këta persona kishin një rritje ekonomike të pajustifikueshme duke blerë qendra tregtare të shpërndara në të gjitha qytetin e Torinos.

Të dyshuarit mendohet se do të shmangin 800,000 euro taksa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!