Gili Yoskovich ishte mes qindra të rinjve në një festival muzikor në Izraelin jugor, pranë Rripit të Gazës, kur persona të armatosur hapën zjarr në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa militantët palestinezë nisën një sulm të koordinuar ndaj Izraelit.
Ajo përshkroi për BBC se si u fsheh nën një pemë, ndërsa persona të armatosur qëlluan këdo që gjenin.
“Ata ishin kudo me armë automatike. Ata qëndronin pranë makinave dhe filluan të qëllonin. Terroristët vinin nga katër apo pesë vende, kështu që ne nuk e dinim nëse duhet të shkonim këtu, kështu që unë u ktheva në makinën time.
Disa qëlluan mbi mua. E lashë makinën dhe nisa të vrapoja, pashë një vend me shumë pemë dhe shkova atje. Kështu e gjeta veten në mes të kësaj fushe dhe isha shtirë. Ishte streha e dytë që gjeta dhe ata ishin të gjithë rreth meje.
Shkonin nga pema në pemë dhe qëllonin Kudo. Pashë njerëz që vdisnin rreth meje. Unë isha shumë e qetë. Nuk qava, nuk bëra asgjë. Por nga ana tjetër merrja frymë dhe thosha: “Mirë, do të vdes. S’ka gjë, merr frymë, mbyll sytë”.
Pastaj dëgjova terroristët që hapën një fugon të madh dhe morën më shumë armë. Isha e sigurt se ushtria do të vinte, dëgjova disa helikopterë, isha e sigurt që ushtria do të zbriste me helikopterë dhe me litarë dhe do të zbriste në atë fushë dhe do të na shpëtonte. Por askush nuk ishte aty. Vetëm të gjithë këta terroristë.
Njeri prej tyre ishte shumë afër meje dhe këmba më dridhej. U përpoqa dhe bëra maksimumin, lëviza pak dhe kur ishin në këtë anë i dëgjova duke folur arabisht.
U përpoqa të qëndrojë sa më poshtë pemës që ndoshta kur të qëllonin, të mos më preknin fytyrën. Unë qëndrova atje për tre orë. Po mendoja për fëmijët e mi, për të dashurin tim, gjithçka dhe i përsërisja vetes se nuk është koha për të vdekur, jo akoma.
Shumë njerëz po vdisnin rrugës.
Kushdo që përpiqej të arratisej u qëllua nga të dyja palët. Kështu që ishte më mirë të fshiheshe. Gjëja më e çmendur është se si ne ishim atje për kaq shumë kohë dhe askush nuk ishte atje. Pa ushtri, pa polici. Asgjë”.
/abcnews.al