Pika e Kalimit Kufitar Orgjost – Orqushë e hapur në vitin 2002 në verilindje të Shqipërisë lidh dy zona malore që gjatë dimrit pothuaj bllokohen nga bora dhe ngricat. Rruga për të shkuar në këtë pikë kufitare, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova, është pothuaj e pamundur me makinë.
Orqusha ne anen e Kosovës, në zonën e Dragashit, është një fshat i vogël, ku shumica e të rinjve jetojnë jashtë vendit. Pak të moshuar kanë mbetur në fshat. Të premteve zbresin në Dragash për të bërë pazarin e javës, ndërkohë që pak prej banorëve që kanë mbetur kanë dëshirë të flasin. Në Orqushë flasin serbisht ndërsa në Orgjost në anën tjetër të kufirit, shqip. Si eshte jeta këtu, e pyesim një nga banoret, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin.
“Ashtu siç duhet të jetë,” na përgjigjet shkurt. Na pyet nga jemi dhe si është në Tiranë. Shumë mirë, I përgjigjemi.
Ndërsa zonja e moshuar na e kthen: “Epo mire, fale Zotit te jete diku mire”. Fëmijët I ka në Serbi ndërsa vetë jeton këtu. Xhimret Hajredini është roja I shkollës së fshatit që ka vetëm 3 nxënës. “Të rinjtë kanë ikur, fshati me pak banorë,” na thotë.
E gjithë shqipja e tij ngushtohet në tre fjalë: “Faleminderit shume dhe tung”. Ecim nëpër mal drejt pikës kufitare ku policia e Shqipërisë dhe Kosovës janë në një post të përbashkët. Zbresim për në Orgjost, ku kryeplaku I fshatit, Avni Ferati, tha thotë se pika kufitare iu sherben një mijë banorëve dhe se banorët kërkojnë ndërtimin e rrugës.
Fshati ka dy lagje, por pak të rinj, emigrimi ka bërë të vetën. Ramadan Beraj është një banor tjetër I fshatit. “Xhade s’ka…Ky mund të ecë, po ai që është 60 vjeç…,” na thotë. Faruk Ferataj thotë se kufiri me Kosovën është me shumë rëndësi për ta.
“Fshati ka qene me 100 shtepi, tani ka 70, matane ka pune, ka,” na thotë nën shiun që bie pa pushim dhe e bën të pakalueshëm edhe shtegun malor nga kemi ardhur. /abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!