Patriarku Ekumenik Bartholomeu uron Kryepeshkopin Joan Pelushi: Shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer

schedule15:48 - 16 Mars, 2025

schedule 15:48 - 16 Mars, 2025

Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Fortlumturia e Tij Bartholomeu, ka uruar Joan Pelushin, për zgjedhjen e tij në Krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mesazhi është ndarë nga Kisha Ortodoske Autoqefale Shqiptare, në faqen e saj në rrjetet sociale.

Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës i uron Pelushit shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer.

Mesazhi i urimit: 

Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.
Fortlumturi vëlla i shenjtë,
Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!
Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!