Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas IBAR, Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

schedule08:41 - 26 Maj, 2026

schedule 08:41 - 26 Maj, 2026

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe kapitujve të Grupkapitullit 1 “Themeloret”.

Konferenca do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për përcaktimin e piketave përmbyllëse për këtë grupkapitull, i cili mbetet thelbësor për ecurinë e përgjithshme të negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas axhendës së publikuar nga BE, Konferenca e 8-të do të zhvillohet në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nën drejtimin e zëvendësministres për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna.



Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pala e Bashkimit Evropian do të drejtohet nga zëvendësministrja Marilena Raouna, me pjesëmarrjen e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Konferenca pritet të nisë rreth orës 19:00 në mbrëmje në Bruksel, ndërsa në përfundim të saj do të mbahet një konferencë për shtyp.

Grupkapitulli 1 përfshin kapitujt kyç të procesit të integrimit, përfshirë:

Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitullin 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Funksionimin e institucioneve demokratike

Reformën në administratën publike

Kriteret ekonomike të anëtarësimit

Kapitullin 5 – Prokurimi publik

Kapitullin 18 – Statistikat

Kapitullin 32 – Kontrolli financiar

Ky takim vjen pas një serie konferencash ndërqeveritare që kanë çuar në hapjen e të gjithë grupkapitujve negociues, duke përfshirë “Themeloret”, “Tregun e Brendshëm”, “Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse”, “Agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme”, “Burimet, bujqësinë dhe kohezionin”, si dhe “Marrëdhëniet e Jashtme”.

Konferenca e 8-të konsiderohet një moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave, pasi fokusohet në përmbylljen e kushteve të ndërmjetme që përcaktojnë ritmin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian vijon sipas metodologjisë së re të zgjerimit, ku progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret” mbetet vendimtar për ecurinë e përgjithshme të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian vijon sipas metodologjisë së re të zgjerimit, ku progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret” mbetet përcaktues për ritmin e përgjithshëm të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE./ata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!