Pas eksplozivit në banesën e babait, 32-vjeçares në Vlorë i djegin automjetin

schedule10:45 - 18 Nëntor, 2020

schedule 10:45 - 18 Nëntor, 2020

Gjatë orëve të natës një makinë është djegur plotësisht. Makina tip “Audi”, me targa AA 061 XF, ishte në pronësi të 32-vjeçares E.H, banuese në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Policia bën me dije se grupi hetimor ka ngritur pistat paraprake të hetimit.

Dyshimet paraprake lidhen me familjen e saj pasi mësohet se para disa muajsh i kanë vënë eksploziv banesës së të atit, por fatmirësisht u konstatua pa shpërthyer.

Motivet sipas grupit hetimor mund të lidhen edhe me konflikte për motive banale. 32 vjeçarja, estetiste në profesion është nëna e një fëmije 12 vjeçar.

Vlorë/Informacion

Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 32 vjeçe, banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/