“Partnerët nuk e besojnë Kosovën si më parë”, Isa Mustafa: Kurti nuk është konsistent në qëndrimet e tij

schedule13:28 - 5 Qershor, 2023

schedule 13:28 - 5 Qershor, 2023

Ish-kryeministri Isa Mustafa e sheh ende të brishtë situatën në veri të Kosovës. Në një bisedë të drejpërdrejtë me studion e Tirana Live, në ABC News, Mustafa tha se nuk pret reflektim nga takimi i sotëm mes Albin Kurtit me zyrtarët e SHBA dhe BE, Escobar dhe Lajçak.

“Vështirë të thuhet a do reflektojë Kurti pasi ka patur shpesh ndërrime të qëndrimeve këtë përiudhë. Sot bëhet më e qartë kërkesa e SHBA e BE ndaj Kosovës. Situata në veri është mjaft e ndërlikuar dhe është krejësisht e panevojshme të jetë kështu.

Kurti nuk është konsistent në qëndrimet e tij, ndaj s’mund të pritet asgjë e saktë si ai do veprojë. Duhet të niset me asosacionin, kjo e njësive speciale pak ndryshon nga kërkesat e BE.
Kërkohen zgjedhje të reja, dhe serbët të marrin pjesë e mos bojkotojnë është e domosdoshme koordinimi me BE e SHBA, sepse në vend të sovranitetit në veri kemi një situatë të kundërt. Po shtrihet KFOR, në bazë të rezolutës 1244, dhe ne atje s’kemi sovranitet.”u shpreh Mustafa, ndërsa theksoi se qëndrimet e lëkundura të qeverisë së Kosovës e bëjnë atë të pabesueshme në sytë e partnerëve.

“Vërejtjet e kohëve të fundit, flasin se ka dnryshuar edhe diskursi i partnerëve tanë ndaj kosovës, deri më tani na kanë ndihmuar në të gjitha fushat. Tani, faji kryesor është drejtuar te Prishtina, qeveria, dhe kjo flet se partnerët nuk e besojnë Kosovën si më parë. Jam i brengosur për këtë.”-vijoi më tej Mustafa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!