Ish drejtuesit e Klubit sportiv Partizani Afrim Tole, Isa Tare, Bujar Labinoti dhe Albert Xhani do të përballen në Gjykatën e Posaccme në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqsor të ish kryeministrit Sali Berisha dhe të 4 të pandehueve të tjerë.
Gjykata e Posaçme pranoi këtë të mërkurë kërkesën e organit të akuzës për paraqitjen e 7 dëshmitarëve në seancën e 30 prillit, mes të cilëve edhe Taulant Ballën, i cili do japë dëshmi në cilësinë e kallëzuesit të ish kryeministrit Sali Berisha. Në të njëjtën ditë do të paraqiten edhe Dhurata Ccela e Petrit Kullolli.
Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkleda Millonai edhe për thirrjen e Paro Laçit, ish drejtues i klubit Partizani, njëkohësisht ish gardist. Ky i fundit do të dëshmojë përballë Berishës dhe të pandehurve te tjerë për ccdo informacion që ai diponon për mënyrën se si u privatizua klubi Partizani.
Treshja e gjyqtarëve me kryesese Elsa Ullirin, kushërirë e parë e ish deputetes së PD Andia Ulliri, me anëtarë Rudina Palloj e Bib Ndreca pranuan edhe kërkesën e avokatëve të Berishës, për të thirrur si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e ish kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Berisha dhe Malltezi pretendojnë se Rama ka firmosur ndyshimin e destinacionit të truallit nga terren sportiv në hapësirë për zhvillimin e një ndërtimi. SPAK hetoi dosjen Partizani për disa vite, por asnjëherë nuk thirri kreun e qeverisë Edi Rama për të marrë deklarimet e tij, pasi nuk u vlerësua e arsyeshme.
Ishte kjo treshe gjyqtarësh që u bindën me argumentat e mbrojtësve ligjorë të Berishës dhe Malltezit, duke miratuar këtë të mërkurë kërkesën e tyre. E njëjta trupë rezervoi të drejtën të shprehej mbi aktet e ekspertimit apo kërkesat për rieksperim të kërkuara nga Jamarbër Malltezi, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Në seancën e 30 prillit, do shihet në rast se pranë GJKKO do të paraqitet ose jo Sali Berisha, i cili i është shmangur përballjes me prokurorët dhe togat e zeza që prej momentit që dosja në ngarkim të tij zbriti për gjykim./abcnews.al

