Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partizani”/ Meçe: Malltezi u bë pronar i 42 përqind të tokës, mijëra euro transaksione ndaj familjes Berisha

schedule20:33 - 9 Qershor, 2026

schedule 20:33 - 9 Qershor, 2026

Analisti Arben Meçe thotë se “Partizani”, është dosja më e kompletuar ndonjëherë dhe se SPAK ka kryer hetim të jashtëzakonshëm.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Jamarbër Malltezi u bë pronar i 42 përqind të tokës dhe se ndër vite, kompania Homeplan ka kryer mijëra euro transaksione ndaj familjes Berisha.

“Dosja “Partizani” është dosja më e kompletuar, është 490 faqe. Kam arritur, nga zbërthimi të nxjerr 3 fakte. Thelbi i dosjes është një denoncim, kur familja Berisha bëhet pronar me 40 e ca përqind, e një kompanie me vlerë 20 milionë dollarë, Homeplan. Me të drejtë, denoncimi s u bë ky pronar i 40 përqind, më datë 21.09.2018 ekspozohet kontratë bashkëpunimi mes Homeplan, dhe Jamarbër Malltezit, ndarje kuotash. Një person bën kontratë dhe thotë unë jam aksionar dhe bëhet pronar. Si u bëri ti pronar? Këtu filloi debati. Homeplan, që ishte sipërmarrje me kapital 20 milionë euro, bën kontratë dhe i jep Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begejas, mbi 40 përqind, diku 9 milion euro. Kjo është formula e pastrimit të parave. Këtu të vjen SPAK. SPAK pyet së pari pronarin e Homeplan, është Bektashi. I thotë, çfarë kontributi ka ky zotëri? Nuk bëhet pronar toke 42 përqind menjëherë. Është bërë përpjekje për të gjetur se si do të bëhej ky transaksion. Pretendohet se ka pasur një kontratë në 2011, dhe ishte e fshehtë. SPAK ka gjetur disa gjëra të tjera.



Homeplan është financuar nga Bektashi më 2008 me 255 mijë euro. Në 2016 kemi financim nga Xhimi Begeja me 73 mijë euro. Në 3 milionë e 500 mijë financim në euro, rezulton se Malltezi ka financuar 42 mijë euro. SPAK futet më thellë, a ka përfituar Malltezi dhe Berisha nga Homeplan? Në 2011, Malltezi merr në formë dividenti, 90 mijë euro, në 2012, 1776.6 euro, në 2015, 50 mijë euro, në 2016, 190 mijë euro. Sali Berisha në 2014 financohet me 24 mijë euro nga Homeplan, në 2017 me 7 mijë euro, 27 mijë dollarë, në 2018, 3 mijë euro. Në 2024, 218 mijë euro, 54 mijë dollarë Në total Berisha është financuar me 359 mijë euro dhe 81 mijë dollarë. SPAK ka bërë hetim të jashtëzakonshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!