Socialistët nuk do të bëjnë pakt me asnjë parti në zgjedhjet e vitit 2019. Në 250 ditët e mbetura gjithcka u kërkohet është të punojnë me njerëzit dhe jo të përqëndrohen në deklaratat e opozitës.
“Program? Jo
Ekip? Jo e jo.
Lidership? As që bëhet fjalë.
Kjo është opozita që kemi përballë”.
Megjithatë sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste u shpreh i gatshëm të diskutojnë e miratojnë sëbashku me opozitën mundësinë e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik off-line.
Kaq për publikun jashtë dyerve të asamblesë së socialistëve
Me dyer të mbyllura Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendosi për disa ndryshime të strukturave drejtuese të partisë mes të cilëve vihet re rikthimi i Bashkim Finos si nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste./abcnews.al