Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlamentarët europianë mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë: Nuk pranojmë qëndrimin francez

schedule13:47 - 24 Tetor, 2019

schedule 13:47 - 24 Tetor, 2019

Parlamentarët evropianë paraqitën sot qëndrimet e tyre para votimit të një rezolute që mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Europarlamentarët theksuan se nuk e pranojnë qëndrimin francez për mos-hapjen e ngociatave. Ata vunë në dukje se e kuptojnë nevojën për reforma në Union, por hapja e negociatave me këto dy vende nuk është kërcënim për BE-në.

Europarlamentarët thanë gjithashtu se ndodh që vendet e mëdha i shohin nga lart poshte vendet e vogla, Maqedoninë e Veriut përshembull dhe bënë pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse Franca do ta vazhdojë të bllokojë hyrjen e këtij vendi në BE.



Europarlamentarë të tjerë thanë se duhet të kuptojnë pse disa nga fqinjët e tyre janë kaq hezitues për të hapur negociatat dhe bënë thirrje për më shumë mirëkuptim ndaj fqinjëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!