Paratë e pista në zgjedhje, Lleshaj: S’jap garanci! Ministri tregon a do jetë në qeveri pas 25 prillit

schedule20:21 - 30 Nëntor, 2020

schedule 20:21 - 30 Nëntor, 2020

Nëse do ketë para të pista në zgjedhjet e 25 prillit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mund ta thotë me siguri.  Në Radarin Informativ në ABC, Lleshaj deklaroi se për sa kohë ato para nuk janë sekuestruar vijojnë të jenë në qarkullim, por u zotua se lufta kundër krimit është në nivelet më të larta.

Lleshaj foli edhe për pozicionin e tij politik të diskutuar disa muaj më parë. Por kësaj radhe ai nuk tha se nuk do jetë përgjithmonë në politikë, por u shpreh se nuk do të bëjë plane pasi kjo gjë nuk është në dorën e tij.

Pjesë nga intervista e Sandër Lleshajt

Gjithmonë është problem për paratë e pista në zgjedhje. A do ketë para të pista në zgjedhje?

Këtë garanci nuk mund ta jap unë sepse përderisa nuk janë sekuestruar janë në qarkullim. Ne do kontribuojnë në luftën kundër krimit.

Nuk do ketë garanci për këtë gjë?

Ne kemi garancinë se niveli i luftës kundër krimit është në nivelin më të lartë siç nuk e kemi pasur asnjëherë. Sot më shumë se kurrë kemi njësi të specializuara

Jeni tërhequr nga diskutimet për dorëheqje?

Unë e kam thënë që nuk do jem përgjithmonë në këtë post

A do jeni pas 25 prillit?

Nuk mund të bëj plane

Vullneti juaj cili është?

Në jetën time nuk kam marrë kurrë një detyrë që e kam aspiruar. Unë nuk bëj plane. I vetmi plan që bëj është të ndjek disa parime të rëndësishme dhe mbërrij aty ku dua të mbërrij. Ky është i vetmi plan që bëj./mv.abcnews.al