Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:14 - 3 Mars, 2025

schedule 07:14 - 3 Mars, 2025

Parashikohet rënie e vlerave Barike; si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë Veriore; kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të gjerojnë reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për t’ja lënë vendin intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!