Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:08 - 15 Qershor, 2021

schedule 07:08 - 15 Qershor, 2021

Sipas MeteoAlb mbetet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në zonat malore, por kthjellimet mbizotërojnë bregdetin dhe zonat e ulëta deri pak pas mesditës, kur vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rriten me të paktën 2 gradë në mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 7°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës, por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat perëndimore dhe Veriore por pa rrezikuar shira.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në Republikën e MV. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave drejt zonave lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik, Europa Veriore dhe Lindore do të paraqiten në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira të dendura dhe shira. Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Jugore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta./abcnews.al/