Parashikimi i motit për këtë të diel, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:19 - 13 Qershor, 2021

schedule 07:19 - 13 Qershor, 2021

Vendi ynë do të karakterizohet sot nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht ultësira perëndimore mbeten me kthjellime. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Mbetet edhe dita e diel me mot të paqëndrueshëm, pasi kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë paraditen dhe mbrëmjen, por mesdita sjell shpeshtim të vranësirave dhe reshje të izoluara shiu në një pjesë të mirë të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët do të dominojë në MV deri pasdite kur vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta e të izoluara shiu. Këto kushte atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke ri-kthyer kthjellimet. /abcnews.al/