Parashikimi i motit për ditën e sotme, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:16 - 18 Shtator, 2020

schedule 07:16 - 18 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim në zonat malore dhe kryesisht në Juglindje ku priten dhe shira të izoluar, duke lënë zonat e ulta dhe bregdetare me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme. Por mesdita dhe pasditja ri-kthejnë kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbiozotërojnë motin në Maqedoninë e veriut. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al