Vendi ynë ditën e shtunë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra në pjesën të madhe të territorit, në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht në orët e mesditës e pasdite.
Pas orëve të mesditës reshjet mbesin prezente por me intensitet të ulët hera –herës shtrëngata afatshkurta përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë.


