Parashikimi i ekspertëve: Rreth 618 mijë persona rrezikojnë të humbin jetën nga Covid në SHBA

schedule13:52 - 10 Prill, 2021

schedule 13:52 - 10 Prill, 2021

Sipas parashikimit të ekspertëve, rreth 618,523 persona mund të  humbin jetën nga koronavirusi në SHBA deri në 1 Gusht.

Ky parashikim llogarit shkallën e shpërndarjes së vaksinës Covid-19 gjatë 90 ditëve të ardhshme dhe përhapjen e vazhdueshme të variantit të virusit B.1.1.7 në të gjithë vendin.

Një parashikim i njëjtë parashikoi  se deri më 1 korrik  do të humbin jetën 609,000 viktima dhe paralajmëroi se relaksimi i vazhdueshëm i masave të shëndetit publik mund të çojë në rritje të mëdha të rasteve, si ato që shihen në Michigan.

 

Në skenarin më të keq, sipas parashikimit rreth 697,573 persona mund të humbin jetën deri në 1 gusht. Nëse 95% e popullsisë amerikane do të respektojë masat si për shembull përdorimi maskave, kjo do të ulte numrin e viktimave në 604,413 deri më 1 gusht./abcnews.al