Paralajmëron Luana Vjollca: Mezi po pres ta ndaj…

schedule13:57 - 14 Korrik, 2020

schedule 13:57 - 14 Korrik, 2020

Luana Vjollca është një nga vajzat më aktive të skenës shqiptare. Përveç moderimit, ajo është shumë e angazhuar edhe me muzikën.

Së fundmi, Luana po punon intensivisht për ta finalizuar projektin e ri muzikor për sezonin veror.

Ajo ka publikuar edhe disa pamje nga studio muzikore, ku tregoi se po punon për të sjellë së shpejti këngën e re.

“Mezi po pres ta ndaj dhe me ju”, ka shkruar Luana sipër një videoje, të shkëputur gjatë kohës kur po incizonte.

Kujtojmë se ajo kishte planifikuar edhe një projekt televiziv, por pandemia bëri që t’i prishen planet./abcnews.al