Shqiptari Enea Lapaj, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për pasionin e tij për artet marciale, një sport që tashmë e ka kthyer në profesion, duke u shpallur edhe kampion.
“Prej tetë vitesh merrem me këtë sport. Kam nisur që kur shkova në Amerikë. E nisa direkt, fillimisht për të rënë nga pesha, por nuk e dija që do të dashurohesha këtë sport dhe do ta ktheja në profesion. Ky sport është një degëzim i xhudos sepse është me kapje me hedhje, por në këtë sport fokusi është në tokë. Është me finalizime”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, ai tregoi se rrugëimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë. Pasi vendosja në një shtet tjetër kishte sfida të mëdha.
Ndërsa rrëfeu se ka punuar kamerier, duke mos e ndaluar për asnjë moment pasionin e tij për këtë sport, të finalizuar tashmë edhe me fitore.
“Në fillim kur nisa kampionatet nuk kam pasur shumë sukses, por duke këmbëngulur kam fituar. Edhe tani kam pasur humbje, por është e rëndësishme që të kuptosh se ku ke gabuar dhe të përmirësohesh për sfidat e radhës”, u shpreh ai.
/abcnews.al/