Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paqja gjithnjë e më afër/ SHBA dhe Irani janë dakordësuar me përmbajtjen e marrëveshjes

schedule23:43 - 12 Qershor, 2026

schedule 23:43 - 12 Qershor, 2026

Pas stuhisë del dielli dhe duket se kështu po ndodh edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Dy vendet që shkëmbyen sulme thuajse gjatë gjithë kësaj jave, po thonë tashmë se mund t’i japin fund luftës.

Ministri i Jashtëm iranian pohoi se një marrëveshje për fundin e konfliktit nuk ka qenë kurrë më afër.

Presidenti amerikan Donald Trump e ndau në rrjetet e tij sociale deklaratën e kryediplomatit amerikan the i kërkoi medias të mos spekulojë mbi përmbajtjen e marrëveshjes.



Ndërkohë kryeministri pakistanez, i cili ka ndërmjetësuar mes palëve, tha se është arritur një një tekst përfundimtar i dakordësuar i marrëveshjes së paqes dhe vendi i tij po punon ngushtë me të dyja palët për të finalizuar hapat e mëtejshëm.

Media iraniane ka publikuar detaje të marrëveshjes së supozuar dhe Trump e akuzoi Teheranin për rrjedhjen e detajeve dhe shtoi se ata ishin njerëz shumë të pandershëm.

Ndërkohë një zyrtar i lartë i administratës Trump tha për CNN se disa detaje të marrëveshjes mbeten për t’u përpunuar.

Ai shpjegoi se hihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe heqja e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane janë pika në kornizë. Marrëveshja do të çonte gjithashtu në çmontimin e programit bërthamor të Iranit, duke përfshirë marrjen e materialit të pasuruar nga Shtetet e Bashkuara prej Iranit.

Nëse memorandumi i mirëkuptimit nënshkruhet, kjo do të sillte një periudhë 60-ditore për të zhvilluar negociata teknike. Zyrtari anashkaloi një pyetje nëse udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka nënshkruar personalisht marrëveshjen aktuale.

Zyrtari shtoi se administrata Trump ndihet e sigurt se Izraeli do ta pranojë marrëveshjen midis Uashingtonit dhe Teheranit, por nuk përjashtoi veprime të ardhshme ushtarake nga Izraeli në Liban.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!