Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Leoni XIV apelon për t’i dhënë fund ‘barbarisë’ në Gaza

schedule12:56 - 21 Korrik, 2025

schedule 12:56 - 21 Korrik, 2025

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për “një ndalesë të menjëhershme të barbarisë së luftës” pas një sulmi izraelit ndaj famullisë katolike në qytetin e Gazës që vrau tre civilë dhe plagosi disa të tjerë, përfshirë priftin e famullisë.

Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në kishën e vetme katolike të Gazës, ku rreth 600 njerëz ishin strehuar Papa i identifikoi viktimat si Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud, dhe tha se ishte “i afërt” me ta dhe familjet e tyre.

Duke folur të dielën pas lutjes Angelus në Castel Gandolfo, Papa Leoni XIV tha se sulmi “është vetëm një nga sulmet e vazhdueshme ushtarake kundër popullsisë civile dhe vendeve të adhurimit në Gaza”.

Veçanërisht, ai i bëri thirrje të respektojë “detyrimin për të mbrojtur civilët, si dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjes me forcë të popullsisë”./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!