“Panik” te PSG, Luis Enrique pa “yjet” e skuadrës në sfidën e fundjavës

schedule11:56 - 5 Prill, 2024

schedule 11:56 - 5 Prill, 2024

Pasi kaluan me sukses në finalen e madhe, të Coupe de France, pas fitores minimal, 1 me 0, ndaj skuadrës së Rennes, tashmë “gjigantët” francez, të Paris Saint-Germain kanë filluar përgatitjet për sfidat e radhës, ku fillimisht do të presëin në “shtëpi”, ekipin e Clermont, mbrëmjen e së shtunës, dhe më pas vjen radha e Barcelona-s, në çerekfinalet e Champions League.

Mirëpo, jo gjithçka po shkon siç duhet në kampin e “parisienëve”, me “yjet” e skuadrës, Warren Zaire-Emery, Kylian Mbappe e Ousmane Dembele, që kanë punuar të diferencuar këtë të enjte në qendrën stërvitore PSG-së, teksa ka nisur punën me grupin edhe Barcola, me këtë të fundit, që pësoi një dëmtim në kofshë, në miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë U23.

Mbappe dhe Dembele nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, thjesht mbingarkesë fizike, ndërsa Zaire-Emery pritet t’i nënshtrohet përsëri ekzaminimeve, pasi ndaj Rennes u largua i dëmtuar, teksa siç bëhet me dije nga francezët, të tre lojtarët me shumë gjasa do të mungojnë ndaj Clermont, për të qenë gati ndaj “Katalanasve”, mesjavën e ardhshme. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!